Silva nuk e kupton pse Liverpooli ka më shumë lojtarë se City në Formacionin e Vitit

Silva nuk e kupton pse Liverpooli ka më shumë lojtarë se City në Formacionin e Vitit

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka reaguar ndaj Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA), për zgjedhjet e tyre sa i përket Formacionit të Vitit të sezonit të kaluar.

City fitoi titullin e Premier Ligës në mënyrë dramatike në ditën e fundit të sezonit, pasi riktheu rezultatin nga 0:2 në 3:2 për të mposhtur Aston Villan.

Pavarësisht kësaj, vetëm tre lojtarë të Cityt arritën të jenë në Formacionin e Vitit të PFA, krahas gjashtë sosh që u zgjodhën nga vendi i dytë, Liverpooli, përcjell KosovaPress.


Silva ishte një nga tre lojtarët e Cityt, së bashku me Kevin De Bruyne dhe Joao Cancelo, por ende mendon se bashkëlojtarët e tij meritojnë më shumë respekt.

Ai tha për “ESPN”: “Duke kontrolluar çdo vit Formacionin e Vitit në Premier Ligë, dhe ne kurrë nuk kemi më shumë lojtarë.

Ne nuk kemi trajnerin më të mirë, nuk kemi lojtarët më të mirë, por ne ende fitojmë katër Premier Liga në pesë vite. Thjesht nuk ka kuptim”.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, u mposht gjithashtu në çmimin si Trajneri i Vitit nga ai i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Lexo edhe

Video