Sigal Prishtina e Trepça afër pjesëmarrjes në garat e FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina e Trepça afër pjesëmarrjes në garat e FIBA Europe Cup

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë sot vendim që të aprovojë interesimin e Sigal Prishtinës dhe KB Trepçës për të aplikuar për pjesëmarrje në garat e edicionit 2022/23 të FIBA Europe Cup.

Ky vendim u miratua nga FBK pasi që të dy klubet kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga FBK dhe nga FIBA Europe Cup për pjesëmarrje në edicionin e ri të kësaj gare evropiane, përcjell KosovaPress.


Sigal Prishtina është gjysmëfinaliste e play-offit në Superligën e Kosovës në edicionin që lamë pas, kurse Trepça është finaliste e play-offit në Superligën dhe fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22

Për Trepçën kjo do të jetë paraqitja e parë në garat e FIBA Europe Cup, kurse Prishtina ka arritur të hyjë në top 16 të kësaj gare, duke pasur suksesin më të madh deri më tani në garat evropiane.

Lexo edhe

Video