Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Si trajtohen skuqjet në zonën e pelenave

Si trajtohen skuqjet në zonën e pelenave

Skuqjet në zonën e pelenave janë një prej problemeve më të shpeshta me të cilat përballen prindërit.

Dermatologia Artizana Dushi tha për emisionin ‘’FOLEJA’’ se skuqja në zonën e pelenave në gjuhën mjekësore njihet si dermatit amoniakal dhe duhet trajtuar me kujdes.

Ajo tregon si paraqitet ky problem.

ARTIZANA DUSHI- DERMATOVENEROLOGE

‘’Paraqitet me një skuqje e cila është skuqje e kufizuar, ngjyra e kuqe mbretëron në sipërfaqe pra në skaje të ndryshimit, mund të paraqiten vezikula, super infeksione sepse lëkura e humb barieren e saj mbrojtëse, kështu që edhe mjekimi i tyre bëhet konform gjendjes momentale me të cilën lajmërohet fëmija te mjeku,,


Dushi thotë se një rëndësi të veçantë ka trajtimi por gjithashtu edhe parandalimi i dermatitit amoniakal, prandaj ajo thotë se në përmirësimin apo përkeqësimin e situatës ndikojnë shumë produktet higjienike dhe kozmetike që vendosen në lëkurën e fëmijës dhe lloji i pelenës që përdoret.

‘’Në mirëmbajtje të lëkurës së fëmijës që ka problem me dermatitin amoniakal duhet të fillohet me larjen e rregulltë, fëmija duhet të lahet me ujë të ngrohtë të mos përdoren sapunë të ashpër të përdoren shampone që nuk përmbajnë paraben e amoniak shamponë që nuk përmbajnë kimikate, shkojmë nga natyralja, p.sh shamponi ‘’BUBCHEN,, është me kamomilë është me lule bliri që kanë efekt qetësues në lëkurën e foshnjës dhe japin efekt mjaftë të mirë,,

https://www.instagram.com/p/CJsf6wHlZAy/

Përveç shamponit të brendit gjerman ‘’BUBCHEN’’ doktoresha sugjeron prindërit që të përdorin edhe kremën e këtij brendi për të trajtuar dhe parandaluar dermatitin amoniakal. Sipas dermatologes krema ‘’BUBCHEN’’ ka në përmbajtje zink oksid që ndihmon në përtharje dhe vitamin E që ushqen lëkurën.


Ajo thotë se ndikim të madh në këto gjendje ka edhe lloji i pelenës që i vendoset fëmijës.

‘’Pelena luan një rol të rëndësishem duhet të përzgjidhet me kujdes, në tregun tonë e kemi produktin amerikan ‘’HUGGIES’’ që nuk ka kimikate dhe e bën një përthithje jashtëzakonisht të mirë,,

https://www.instagram.com/p/CKGecq0loiT/

Dushi thotë se përveç përthithjes këto pelena janë shumë të buta dhe nuk lejojnë fërkimin e lëkurës së bebes çka shkakton telashe të tjera me dermatitin.

Përvojë me dermatitin amoniakal ka pasur edhe nëna e Anikës, Paulina Nushi Muhaxhiri.

‘’Njësoj si shumë nëna edhe unë kam kaluar në problemin e skuqjes në zonën e pelenave te vajza ime, problem që më ka shqetësuar shumë, si një nanë e re cdo gjë që ndodhte unë e merja me një siklet të madh , kam kontaktuar profesionistë të fushës të cilët më kanë rekomanduar që të kem shumë kujdes me produktet që i përdori dhe i vendosi në lëkurën e vajzës. Unë kam qenë e përkushtuar në higjienën e saj por kisha gabuar në përzgjedhjen e produkteve dhe pelenës. Me kalimin e kohës përvecse e trajtuam në aspektin shëndetësorë ne e ndëruam pelenën, filluam të përdorim atë ‘’HUGGIES’’ e cila është shumë e butë jo irrituese, nuk lejon të fërkohet lëkura e fëmijës dhe të shkaktohet ndonjë irritim që mundet me paraqit ndonjë dhimbje dhe gjithashtu fillova me i përdorë produktet e ‘’BUBCHEN’’ një brend gjerman, shamponë me përmbajtje të kamomilit që e ka një efekt jashtëzakonisht të mirë dhe qetësues gjithashtu edhe kremat që në përmbajtje kanë kamomilë, zink dhe vitamina që e  ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën dhe mbetet një lëkurë e shëndetshme,,

https://www.instagram.com/p/CJ8qSd6FxAG/


PAULINA NUSHI MUHAXHIRI- NËNË

Ajo thotë se përvojën e saj e ka ndarë me shumë nëna të tjera që kanë kaluar në situata të tilla.

‘’Në këto momente kur po flas më kujtohet se shumë shoqe  të tjera nëna të fëmijëve që kanë qenë në kopsht me vajzën time Aniken  janë ankuar se janë përballur me skuqjen në zonën e pelenave, dhe të them të drejtën unë profesioniste e fushës nuk jam por gjithmonë nënat për nënat janë afër njëra tjetrës dhe përvojat të ndihmojnë ndonjëherë shumë, unë e kam ndarë përvojën time me shumë nëna që gjithashtu janë ndarë shumë të kënaqura me efektin që kanë pasur produktet e’’HUGGIES’’ dhe ‘’BUBCHEN’’ në trajtimin dhe parandalimin e skuqjeve në zonën e pelenave,,


Bashkë, edhe dermatologia Artizana Dushi  edhe nëna e Anikës, Paulina, rekomandojnë prindërit që të zgjedhin produktet e brendit amerikan‘’HUGGIES’’ dhe brendit gjerman ‘’BUBCHEN,, ato thonë se me këto produkte mirëmbajtja e lëkurës së foshnjeve është shumë më e lehtë.

Lexo edhe

Video

error: