Si të testojmë aftësitë kognitive dhe potencialin për mësim tek fëmijët tanë?

Si të testojmë aftësitë kognitive dhe potencialin për mësim tek fëmijët tanë?

Për gjithë prindërit të cilët dëshirojnë të kuptojnë më shumë për aftësitë kognitive dhe potencialit për mësim tek fëmijët e tyre, Shkolla Finlandeze për herë të parë iu mundëson gjithë nxënësve në Kosovë t’i nënshtrohen Testit të Aftësive Kognitive (CAT4). Regjistrohu në këtë link për më shumë informata dhe pjesëmarrje në këtë vlerësim: https://bit.ly/3hlkZum

Testi i Aftësive Kognitive (CAT4) është një vlerësim diagnostik që është krijuar për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit e tyre të kuptojnë se si mësojnë dhe cili mund të jetë potenciali i tyre akademik dhe në të njëjtën kohë vlerëson se si nxënësit mendojnë në fushat kyqe të mësimit. Shkolla Finlandeze iu mundëson të gjithë nxënësve të saj, dhe jo vetëm, testimin në CAT4 e cila shërben direkt në personalizimin e planit të mësimit të secilit nxënës rezultatet e së cilit ndihmojnë të kuptojmë potencialin për arritje akademike të secilit fëmijë.

Në Shkollën Finlandeze, edhe pse metodat e vlerësimit dallojnë shumë nga ato tradicionale, mësimdhënësit përdorin vlerësime të standardizuara ndërkombëtare të cilat ndihmojnë në kuptimin e aftësive të të menduarit dhe qasjes ndaj mësimit të secilit nxënës dhe përmes këtyre të dhënave mësimdhënësit individualizojnë planin e mësimit për secilin fëmijë.


Meqenëse aftësia kognitive nuk është veçanërisht e lidhur me kurrikulën, rezultatet nuk ndikohen ndjeshëm nga shkollimi i mëparshëm i nxënësit ose nga njohuritë e tyre në lëndë të caktuara. Çdo vit, me mijëra fëmijë në mbarë botën marrin pjesë në këtë vlerësim, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi në këtë fushë.  

Regjistrohuni këtu për të përfituar nga ky vlerësim në Shkollën Finlandeze: https://bit.ly/3hlkZum

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: