Si të menaxhoni punonjësit në kafenenë tuaj?
Magazina
Lexohet për: 7 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur hapni kafenenë tuaj, ju mund të punësoni vetëm veten dhe disa anëtarë të familjes. Pasi të bëheni më të vendosur dhe biznesi juaj të zgjerohet, patjetër që do t'ju duhet të filloni të punësoni më shumë punonjës. Menaxhimi i njerëzve është një sfidë e madhe, veçmas në fushën e gastronomisë. Këtu është një udhëzues i thjeshtë për menaxhimin e punonjësve në kafenenë tuaj.

Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa të mos ia kesh as idenë më të vogël se çfarë po mendon shefi. Duhet të bëni më të mirën që të mos i bëni punonjësit tuaj të ndihen kështu. Komunikoni me ta sinqerisht. Sigurohuni që ata e dinë se çfarë po ndodh me kafenenë tuaj.

Si menaxher, punonjësit tuaj duhet të ndihen rehat me ju. Krijoni raport të afërt sa ta njihni njëri-tjetrin. Pyetini ata për jetën e tyre: familjen e tyre, aspiratat e tyre, madje edhe për ata se çfarë presin prej kafesë. Lërini edhe ata të ju njohin! Nëse punonjësit tuaj ndihen rehat duke ju folur për gjërat e zakonshme të jetës, ata do të jenë më të qetë duke ju folur për përvojën e tyre të përditshme në punë.

Dëgjoni në mënyrë aktive

Të dëgjoni punonjësit tuaj është po aq e rëndësishme sa të flisni me ta. Kur punonjësit tuaj po përpiqen të komunikojnë me ju, dëgjoni me vëmendje. Bëni pyetje kur është e nevojshme, tundni kokën për të treguar se po jeni duke dëgjuar se çfarë po thonë dhe përgjigjuni dhe veproni sipas asaj që po ju thonë. Nëse punonjësit tuaj mendojnë se mendimet e tyre nuk po krijojnë asnjë efekt atëherë ata nuk do të ndihen të gatshëm të vijnë tek ju në të ardhmen.

Një pjesë tjetër e dëgjimit është t'u jepni punonjësve tuaj mundësi për të komunikuar me ju. Jepuni atyre mundësinë për tu ndjerë të lirë që të mund të vijnë dhe të diskutojnë gjërat me ju. Nëse ata nuk janë të kënaqur të flasin personalisht për gjërat me ju (shumë njerëz nuk janë), mundësojuni atyre një mënyrë për t'ju kontaktuar jashtë punës. Ky mund të jetë numri juaj i celularit, e-maili ose nëpërmjet aplikacionit si ËhatsApp.

Vendosni pritshmëri të arsyeshme

Pritshmëritë që vendosni për punonjësit tuaj dhe pritshmëritë që ata kanë për veten e tyre do të përcaktojnë mënyrën se si ata do të performojnë. Kur punësoni punonjësit tuaj, duhet tu tregoni atyre saktësisht se çfarë prisni prej tyre. A dëshironi që ata të ju lajmërojnë për furnizimet që duhen për lokal? A dëshironi që ata të mbërrijnë pesë minuta përpara turnit të tyre të planifikuar? Tregojuni atyre!

Në këtë mënyrë, ata do të dinë të arrijnë herët ose çdo gjë tjetër dhe të ju tregojnë për furnizimet e nevojshme. Duke u treguar punonjësve tuaj pritshmëri të qarta dhe të arsyeshme, ua jepni mundësinë më të lehtë që ata të kuptojnë se si mund të arrijnë të jenë të suksesshëm.  

Bëni rishikime të rregullta të performancës

Rishikimet e performancës është një mënyrë tjetër për të komunikuar me punonjësit tuaj. Një rishikim i performancës është një takim që keni me secilin punonjës për të diskutuar performancën e tyre të punës. Kjo i lejon punonjësit tuaj të dinë saktësisht se si ndiheni për punën e tyre. Në këtë mënyrë, ju jeni gjithmonë në të njëjtën faqe me punonjësit tuaj.

Feston çdo arritje

Të gjithëve u pëlqen të vlerësohen. Një studim i bërë nga TimesJobs zbuloi se "82% e punonjësve janë të gatshëm të punojnë më shumë nëse shefat e tyre i vlerësojnë" (Via Economic Times). Kur punonjësit tuaj bëjnë diçka që ju pëlqen ose përfundojnë diçka të vështirë, lëvdoni! Nuk duhet të jetë diçka e rëndësishme, mund të jetë aq e vogël sa të thuash "punë të mbarë", ose sa një shënim i shkruar me dorë. Madje mund të jetë thjesht duke u shkruar atyre një shënim në filxhanin e tyre prej letre të nxehtë. Nëse punonjësit tuaj ndihen të vlerësuar, ata kanë më shumë gjasa të jenë të gatshëm të punojnë më shumë dhe të punojnë me ju më gjatë.

Respektoni punonjësit tuaj si njerëz

Kafenetë shpesh punësojnë njerëz në shkollë të mesme ose që janë në studime. Kjo do të thotë që punonjësit tuaj mund të jenë mjaft të rinj në moshë. Ata po ashtu meritojnë shumë respekt. Kjo do të thotë se ata i meritojnë të dinë organizimin e orarit shumë kohë më parë, ata meritojnë t’iu respektoni privatësisë dhe meritojnë t’iu besoni.

Sa i përket planifikimit, njerëzit në shkollë të mesme kanë shumë gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e tyre. Për të jetuar me sa më pak stres, punonjësit tuaj kanë nevojë të dinë për oraret e tyre të paktën dy javë të plota përpara. Kjo u jep atyre kohë të mjaftueshme për të mbuluar çdo ndërrim të nevojshëm ose për të riorganizuar orarin e tyre të jetës.

Sa i përket privatësisë, punonjësit tuaj adoleshentë meritojnë të njëjtën sasi privatësie si kushdo tjetër. Nëse një punonjës telefonon i sëmurë ose ju thotë se nuk mund të paraqitet në punë, mos tentoni të futni në jetën e tyre. Respektojeni faktin që ata kanë një jetë jashtë punës.

Bëhuni konsistent

Konsistenca eliminon shumë stresin. Nëse do të kryeni rishikime të performancës, sigurohuni që t'i mbani ato në intervale të qëndrueshme. Kur vendosni pritshmëri me punonjësit tuaj, sigurohuni që të mos i ndryshoni ato pritshmëri pa e diskutuar atë me punonjësit tuaj. Bëhuni një menaxher i qëndrueshëm në mënyrë që punonjësit tuaj të dinë saktësisht se çfarë të presin.

Menaxhimi i punonjësve mund të jetë një përvojë stresuese. Kur menaxhoni punonjësit në kafenenë tuaj, sigurohuni që të komunikoni në mënyrë efektive, të dëgjoni në mënyrë aktive, të vendosni pritshmëri të arsyeshme, të bëni rishikime të rregullta të performancës, të festoni çdo arritje, të respektoni punonjësit tuaj dhe të jeni të qëndrueshëm. Punonjësit tuaj do ta vlerësojnë atë dhe kjo do ta bëjë kafenenë tuaj një mjedis ku edhe të tjerët ndihen të relaksuar./Akademi Pune

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024