Si të mbijetoni në një vend pune që nuk funksionon si duhet

Si të mbijetoni në një vend pune që nuk funksionon si duhet

Vendet e punës të cilat nuk funksionojnë në mënyrë normale mund të jenë deri diku qesharake, kur tregoni ndonjë ngjarje në shoqëri por, gjersa i përjetoni çdo ditë, mund të jetë e vështirë për ta përballuar. Vendi i punës jo funksional krijon kaos në punë, po ashtu edhe mjedis pune të pashëndetshëm.

Sigurisht që jo të gjithë punononjësit e kanë mundësinë për t’u larguar nga puna. Këta punonjës duhet ta gjejnë një mënyrë për të mbijetuar në vende të tilla. E nëse jeni në mesin e tyre, Akademi Pune ka disa këshilla për ju.

Filloni nga vetja

Ndaluni fillimisht e mendoni nëse jeni të lumtur në atë punë. Kështu thotë që duhet të bëni bashkautori i librit “Relationship Sanity: Creating and Maintaining Healthy Relationships”, e nëse nuk jeni pyesni veten nëse ju duhet me të vërtetë të qëndroni aty.

Për ta bërë këtë, duhet ta krijoni një listë të nevojave tuaja dhe t’i rëndisni ato sipas radhës. Në to të përfshihen nevojat për pagesa dhe fatura, vendet që duhet të shkoni çdo ditë për t’u socializuar etj.

Nëse e vetmja gjë që ju mban atje është mungesa e alternativave, ju duhet të punoni për të përmirësuar përvojën për aq kohë sa jeni aty, në vend që të jeni të mbërthyer dhe të pafuqishëm.

Shihni për shenja të “fatkeqësive”

Të gjithë kanë gjëra që nuk i duan në punë si takimet e mërzitshme, karriget e parehatshme, muhabetet me zë të lartë por, ka disa çështje që shkojnë përtej bezdisjeve të vogla me të cilat nuk duhet të jetoni.

Mendoni për kulturën e kompanisë po ashtu, edhe nëse të gjithë punonjësit kanë zë në kompani. A ndiheni rehat të flisni hapur në grup ose diku vetëm me shefin? A dëgjoheni? Nëse jo, atëherë jeni duke u përballur me një vend punë që nuk funksionon si duhet.


Një shenjë tjetër jo e mirë është nesë ndiheni sikur kompania nuk e ka një vizion të qartë, nuk është e aftë, ose thjesht afatet e projekteve vendosen pa asnjë shpjegim. Nëse udhëheqja lëkundet në këtë formë atëherë ka shenja të mosfunksionit të mirë të kompanisë dhe sigurisht, kjo ndikon në motivimin e punonjësve dhe në fund në cilësinë e punës së tyre.

Në fund, sa është sasia e dramave në atë vend pune? Sigurisht që një vend pune nuk është asnjëherë e lirë nga ato, por nuk duhet ta mbingarkojnë ditën dhe ta shkatërrojnë produktivitetin. E nëse ato po ndikojnë që ju të mos i përfundoni punët, atëherë përpiquni të vendosni kufij, që të mos bëheni pjesë e tyre ose të mos merrni anë.

Si ta drejtoni jo funksionimin?

Nëse jeni duke u përballur me situatat të tilla, hapi më i mirë ndaj tyre është komunikimi.

Shembull, shefi ju bën pjesë të një situatë të sikletshme, duke ju kërkuar t’ia tregoni shqetësimet e kolegut/koleges. Sigurisht që ju nuk do të ndiheni mirë sepse, do të jetë diçka e padrejtë dhe krijime konfliktesh. Thojani shefit që është më mirë të flasë drejtpërdrejt me atë sepse, kjo do të krijojë konflikte në vendin e punës, nëse kuptohet.

E njëjta duhet të ndodhë edhe nëse ndonjë nga kolegët gjatë gjithë kohës tenton që t’ju bëjë të ndiheni keq përpara të tjerëve. Duke qenë që mund të jetë duke e bërë pa qëllim, është më mirë ta thërrisni për kafe dhe t’ia thoni hapur që po ju pengon.

Vende jo funksionale, pastaj toksike

Sigurisht, që as komunikimi nuk zgjidhë gjithçka. Nëse edhe pasi keni biseduar urtë e mirë me shefin ose kolegët keni marrë përgjigje negative, atëherë jeni bindur që ai vend pune është kaos i vërtetë. Në këtë pikë, do t’i merrnit mësimet dhe do të dëshironit të largoheni.

Vendet jo funksionale të punës dallojnë nga ato toksike, por pothuajse të gjitha vendet toksike fillimisht nuk kanë funksionuar si duhet. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.