Si të kujdeseni për kaktusin e Krishtlindjes?
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Si të kujdeseni për kaktusin e Krishtlindjes?
Foto Arkivë
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kaktusi i Krishtlindjes është një bimë e veçantë pasi lulëzon në dimër, duke e bërë atë një shtesë gazmore të pa rezistuar veçanërisht gjatë sezonit të festave.

Ky lloj kaktusi me origjinë nga Brazili pëlqen mjediset më të lagështa, ndryshe nga kushërinjtë e tij me gjemba në shkretëtirë.

Me kushte dhe kujdes adekuat, ju mund ta mbani gjallë dhe të lulëzuar këtë bimë të brendshme për vite me radhë.

Kaktusi i Krishtlindjes duket ekzotik me degë të varura të përbëra nga gjethe jeshile dhe periudha e tij e lulëzimit zgjat rreth dy javë. Ai rritet relativisht lehtë, por duhet ta vendosni pranë dritares për shkak të sasisë së mjaftueshme të dritës.

Sikurse bimëve tjera nga familja e kaktuseve, kaktusit të Krishtlindjes nuk i pëlqen lotimi i tepërt, ndaj është e rëndësishme që të mbillet në tokë të drenazhuar mirë.  Nëse ajri në shtëpinë tuaj është veçanërisht i thatë, vendosni një gotë me ujë afër për të lagështuar ajrin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024