Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut , pjesë e Çrregullimeve të Spektrit Autik.
Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vleresuar me Koeficientë Inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.
2 prilli njihet si dita botërore e autizmit, është caktuar nga OKB-ja me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës.
Për këtë temë ne biseduam me Fatime Sahiti Bekteshi – Psikologe, e cila tregoi se cilat janë shenjat apo sjelljet që shfaqin fëmijët autik.