Kodimi ndryshe quhet edhe programim ose zhvillim. Mësimi i kodimit i përgatit fëmijët për botën që i rrethon si dhe u mundëson atyre qasje të drejtpërdrejt në shumë profesione. Ai zhvillon shkathtësitë në zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik. E pos të tjerash kodimi di të jetë edhe tejet argëtues nëse mësohet përmes krijimit të lojërave dhe animacionit.Pikërisht për t’u argëtuar duke mësuar kodimin, së bashku me fëmijët e Qëndrimit ditor ”Lana” vendosëm të vizitojmë Shkollën Digjitale. Instruktorët Arta dhe Iliri na informojnë për gjithçka që duhet të dijmë rreth kodimit.
Për më shumë ndiqni videon:
