Përshkrimet e punës ndihmojnë për të dhënë rezultate të rëndësishme që i nevojiten një punonjësi gjatë punës së tij të caktuar. Përveç kësaj, ato janë edhe mjete komunikimi që u tregojnë bashkëpunëtorëve të një kompanie se ku fillojnë dhe mbarojnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre. Në një kompani të madhe punonjësit e departamenteve të ndryshme nuk do të dinin se kujt t’i drejtoheshin për të bashkëpunuar pa përshkrimet e detajuara të detyrave të gjithsecilit.
Përshkrimi i punës dhe rekrutimi i punonjësve të suksesshëm
Qëllimi i kompanisë është të gjejë punonjësin më të aftë, më fleksibil, të besueshëm dhe të shumanshëm. Për këta punonjës që po kërkojnë të bashkohen me organizatën tuaj, përshkrimi i punës i përcakton parametrat e pozitës për të cilën ata po aplikojnë. Kështu, një përshkrim i mirë i punës, mund të ndihmojë në rekrutimin e suksesshëm të punonjësve.
Një përshkrim i dobishëm i punës:
- Bën që menaxheri i pozitës dhe çdo punonjës tjetër të pajtohen mbi përgjegjësitë dhe fushën e pozitës.
- I ndihmon burimet njerëzore të njohin njohuritë, aftësitë, arsimin, përvojën që ju kërkoni te punonjësi i ri, kështu që formulohet një plan efektiv rekrutimi.
- Informon kandidatët për detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës për të cilën po aplikojnë.
- Informon punonjësit që po ndihmojnë në procesin e intervistës në lidhje me pyetjet që u drejtohen kandidatëve dhe çfarë kërkojnë tek punonjësi i ri.
Hapat në përcaktimin e një përshkrimi të mirë të punës
Mblidhni njerëzit e duhur për detyrën
Zakonisht përshkrimin e punës e bën menaxheri tek i cili do të raportojë punonjësi i pozitës së ardhshme. Por, në zhvillimin e tij mund të japin kontribut edhe punonjësit e tjetër që kryejnë punë të ngjashme. Pra, mund të përdoret përvoja dhe njohuritë e tyre.
Kryeni një analizë të punës
- Ju duhen sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur për të zhvilluar një përshkrim të punës. Analiza e punës mund të përfshijë:
- Përgjegjësitë e punës së punonjësve aktualë
- Hulumtimi në internet dhe përshkrimet e mostrave të punës aty
- Një analizë e detyrave të punës dhe përgjegjësive që duhet të përmbushen nga punonjësi që plotëson pozitën
- Hulumtimi dhe ndarja me kompani të tjera që kanë punë të ngjashme
- Artikulimi i rezultateve ose kontributeve më të rëndësishme të nevojshme për pozitën
Përbërësit e përshkrimit të punës
- Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës me fushat e përgjithshme të përgjegjësive
- Funksionet thelbësore të punës të përshkruara me disa shembuj për secilin funksion
- Njohuritë, aftësitë dhe mundësitë e kërkuara,
- Edukimi dhe përvoja e kërkuar
- Një përshkrim i kërkesave fizike, dhe
- Një përshkrim i mjedisit të punës.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.