Si ta kontaktoni një rekrutues/e në LinkedIn?

Si ta kontaktoni një rekrutues/e në LinkedIn?

LinkedIn është një rrjet profesional me pothuajse 800 milionë përdorues, në më shumë se 200 vende të botës. Duke qenë se miliona kompani publikojnë këtu njoftimet për vende pune, ky rrjet është një hapësirë ideale për të gjetur mundësi të jashtëzakonshme pune. LinkedIn, është gjithashtu urë lidhëse mes rekruterëve dhe të gjithë atyre që duan ta shtrojnë rrugën e tyre të karrierës.

Pse të kontaktohet një rekrutues në LinkedIn?

Pavarësisht nëse jeni kërkues aktualë të ndonjë vendi pune, LinkedIn mund ta përdorni në mënyrë efikase për të qenë në “shënjestër” të rekruterëve. Por edhe nëse jeni larguar nga puna, ose jeni duke kërkuar një orar më fleksibil, komunikimi me rekruterët mund t’ju sjellë dobi. Ata kanë njohuri se cilat kompani në vend po punësojnë staf të përhershëm ose të përkohshëm në industrinë që në të cilën po interesoheni. Madje, ata janë të njohur edhe me pagat dhe përfitimet që ofrojnë kompanitë, kështu që mund t’ju japin këshilla sesi ta negocioni atë.

Si të dërgoni mesazhe tek rekrutuesit në LinkedIn?

Këshilla e parë dhe shumë e rëndësishme është që të jeni të qartë kur dërgoni emaile në LinkedIn. Pavarësisht që është një mesazh, ai nuk duhet të ngjajë me mesazhet në Facebook Messenger apo ndonjë rrjet tjetër që përdoret për të shkëmbyer mesazhe. Në fakt, shkrimet në LinkedIn kur u drejtohen rekruterëve, duhet të jenë të ngjashme me email.

Mbase e pyesni veten se çfarë duhet të përfshini në mesazh; Duhet të tregoni se cilat aftësi i keni, çfarë mjetesh përdorni dhe në cilat projekte keni punuar. Duhet që gjithashtu ta përmendni postimin specifik të punës që jeni duke iu referuar dhe kërkesat e tij.

Por duhet të jeni të qartë kur u drejtoheni rekruterëve. Po tentoni që të kontaktoni me ta për të krijuar marrëdhënie, apo për ndonjë pozitë të caktuar?

Po ashtu, mos harroni që ta prezantoni veten në fillim!

Shembull sesi ta shkruani mesazhin për rekruterët

Së fundmi kam aplikuar për (emrin e pozitës) Kjo e bën më të lehtë për rekrutuesit ta gjejnë rolin në sistemin e tyre të gjetjes së aplikantëve.

Unë i plotësoj të gjitha kualifikimet për këtë pozitë, përfshirë edhe (numëroni kualifikimet kryesore!).


Duke u bazuar  në hulumtimin që kam bërë, besoj që kjo mund të jetë një pozitë për të cilën jeni të interesuar që ta plotësoni. Por nëse nuk jeni rekrutues për këtë fushë, a do të ishit të hapur për të më lidhur me rekrutuesit e saj? (Kjo mund t’ju ndihmojë që të krijoni edhe kontakt të vazhdueshëm me atë rekruter/e)

Shembull jo i mirë i një mesazhi

Tung Teuta,

E kam vërejtur që je rekrutere në fushën e IT dhe do të doja të më ndihmonit! Unë kam përvojë të gjatë në IT dhe do ta plotësoja çdo rol që keni.

Të lutem më telefono, do të isha i lumtur të bisedoja përvojën time të madhe me ty!

Flm,

Drini

Këshilla të tjera

LinkedIn vazhdon të jetë një platformë profesionale e mediave sociale dhe e përdorur rregullisht nga rekruterët. Nëse jeni një punëkërkues, plotësoni profilin tuaj dhe përdorni mjete të LinkedIn si #OpenToWork në mënyrë që rekrutuesit t’ju gjejnë më lehtë kur bëni ndonjë kërkim!

Si punëkërkues duhet ta përgatitni veten edhe që të mos kontaktoheni fare. Nëse një rekrutues e sheh që aftësitë tuaja nuk përshtaten me atë që ata po kërkojnë, mund të mos ju trajtojnë. Mbase kjo ju bën të ndiheni te refuzuar, por nuk duhet ta merrni personalisht. Në vend të kësaj, konsiderojeni atë si një pjesë të ndërtimit të marrëdhënieve! /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

error: