Si ndikon ushqimi i shpejtë në trup?

Si ndikon ushqimi i shpejtë në trup?

Duke marrë ushqim të shpejtë, organizmi detyrohet të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut sikur të ishte “sulmuar”.

Trupi ynë nuk është i përgatitur për të përpunuar ushqimin e shpejtë. Kërkimet e fundit tregojnë se ai madje e lufton atë sikur të ishte një infeksion bakterial, shkruan “muyinteresante”.

Një ekip studiuesish u përpoqën të zbulonin se si trupi i njeriut lufton ushqimin e shpejtë. Duke u nisur nga fakti që nuk është dieta më e shëndetshme, ata i ushqyen minjtë me yndyra të ngopura, sheqerna dhe kripë për një muaj.

Ky model konsiderohet si një mënyrë perëndimore e të ngrënit, siç i thanë autorët revistës “Cell”.

Në vend të frutave të freskëta, perimeve dhe fibrave natyrore, dieta e brejtësve në laborator bazohej në diçka që është më afër pica dhe hamburger. Pas javës së parë, shkencëtarët kuptuan se numri i qelizave në qarkullimin e gjakut ishte rritur.


Kjo përgjigje zakonisht shkaktohet nga ndikimi i infeksioneve agresive që trupi zbulon. Ajo që tërhoqi vëmendjen e studiuesve ishte se minjtë ranë në një gjendje “gatishmërie” duke gëlltitur ushqimin. Kjo përgjigje mund të ofrojë informacion të ri se si sistemi ynë imunitar i kujton “betejat” që zhvilloi.

Eksperimenti mbi minjtë konfirmoi që organizmi nuk është i gatshëm të marrë këtë lloj ushqimi, dhe sidomos jo si një dietë ditore, tha Annette Christ nga Universiteti i Bonit, Gjermani.

“Një dietë jo e shëndetshme ka çuar në rritje të papritur të numrit të qelizave të sistemit imunitar në gjakun e minjve, veçanërisht granulociteve dhe monociteve, pjesë e qelizave të bardha të gjakut”, tha ajo.

Gjurma që ushqimi i shpejtë la në qeliza zbuloi se trupi këtë lloj ushqimi e njohu si një sulm biologjik. Përkundër asaj që besohej, kthimi në një dietë më të shëndetshme nuk anulon plotësisht efektet e dëmshme.

Sistemi imunitar i mban mend “sulmet” e tilla përgjithmonë, andaj, i ballafaquar me mundësinë e “armiqësive” në të ardhmen, ju e dini se çfarë të bëni.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.