Si ndikon stresi në trupin tuaj dhe çfarë të bëni për ta mbajtur larg atë
Lexohet për: 4 min.
kkk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Balanca e punës dhe e jetës, problemet financiare dhe marrëdhëniet ndër personale janë vetëm disa nga burimet e shumta të stresit me të cilët përballemi çdo ditë.

Ngjarjet e lumtura, si dasmat, udhëtimet lindja e një fëmije etj, mund të jenë gjithashtu stresuese. Stresi mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor, ndaj është e rëndësishme të njihni shenjat dhe t'i trajtoni ato.

Çrregullime kardiovaskulare- Stresi dhe zemra nuk shkojnë mirë bashkë. Në fakt, stresi afatgjatë është një rrezik i madh kardiovaskular. Adrenalina dhe noradrenalina bëjnë që zemra të rrahë më shpejt , gjë që rrit presionin e gjakut dhe ul koagulimin e tij. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut (trombozë), sulmit në zemër dhe inflamacionit të miokardit.

Mosfunksionimi i sistemit imunitar- Stresi kronik rrit nivelet e kortizolit , adrenalinës dhe noradrenalinës në trup, gjë që dobëson sistemin imunitar dhe rrit rrezikun e kontraktimit të një virusi dhe zhvillimit të një sëmundjeje infektive. Stresi gjithashtu mund të shkaktojë ose përkeqësojë simptomat që lidhen me sëmundjet autoimune, siç është lupusi .

Probleme me stomakun- Ka një arsye pse ndonjëherë ankohemi se "kemi një nyjë në stomak"! Me kalimin e kohës, stresi mund të prishë mënyrën se si funksionon sistemi tretës, duke çuar në çrregullime të tilla si ulçera, nauze, fryrje, refluks dhe urth. Periudhat stresuese rrisin sekretimin e lëngjeve, duke shkaktuar episode të diarresë dhe dëshirën për të urinuar.

Çrregullime të gjumit- Vështirësia për të fjetur, gjumi i lehtë dhe pagjumësia mund të tregojnë një gjendje të aktivizuar nga stresi nga një kërcënim i perceptuar. Çrregullimet e herëpashershme të gjumit nuk janë domosdoshmërish problem, por ato mund të bëhen kronike nëse nuk trajtohen. Në disa raste, mungesa e gjumit mund të bëhet gjithashtu një fiksim, i cili nga ana tjetër gjeneron ankth, duke nxitur më tej problemin.

Rënia e flokëve- Njerëzit humbin mesatarisht 50 deri në 100 qime në ditë , por kjo mund të ndryshojë në varësi të personit dhe sezonit. Humbja e më shumë se 100 qimeve në ditë, mund të jetë një rast i “telogen effluvium” , humbje e flokëve të shkaktuar nga stresi. Stresi mund të shkaktojë ndryshime metabolike që prishin ciklin e rritjes së flokëve, ndonjëherë duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të flokëve.

Probleme dermatologjike- Truri ka një lidhje më të fortë me lëkurën sesa mendojmë. Hormonet e tepërta, të shkaktuara nga stresi kronik ose akut, mund të rrisin prodhimin e sebumit dhe rrjedhimisht aknet. Stresi gjithashtu mund të përkeqësojë sëmundjet para-ekzistuese, të tilla si dermatiti, psoriasis dhe ekzema .

Identifikoni shkakun e stresit- Stresi mund të ndikojë në trupin tuaj në shumë mënyra. Ekzistojnë disa teknika për të luftuar efektet e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Për të menaxhuar stresin, filloni duke gjetur burimi. Tensionet e punës, parave, familjes ose marrëdhënieve mund të shkaktojnë shqetësim të pandërgjegjshëm. Identifikimi i burimeve të tilla do t'ju ndihmojë të vendosni kufizime dhe madje të gjeni një zgjidhje.

Monitoroni gjumin tuaj- Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës në baza të rregullta është thelbësore për funksionimin e duhur të trupit dhe menaxhimin e stresit. Nëse vuani nga pagjumësia ose gjumi i lehtë, ka mënyra për të rritur cilësinë e gjumit.

Merrni frymë thellë- Gjatë momenteve kulmore të stresit, është e rëndësishme të ndaloni për disa minuta, të njihni simptomat dhe t'i trajtoni ato. Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë janë një nga mjetet më efektive për të luftuar shpejt efektet e stresit dhe për të rregulluar tensionin në trup. Të bëni një hap prapa dhe t'i jepni vetes një moment për t'u ri përqendruar do të përmirësojë aftësinë tuaj për të menaxhuar situatat stresuese.

Relaksoni muskujt- Tensioni i muskujve, shpesh në qafë dhe shpinë, është një nga shenjat më të qarta të stresit. Merrni kohë për të bërë disa ushtrime relaksimi për të çliruar çdo tension në trupin tuaj.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024