Si lëvizën çmimet e ushqimeve në BE më 2024?
Bota
Lexohet për: 2 min.
Si lëvizën çmimet e ushqimeve në BE më 2024?
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi çmimet e ushqimeve u rritën më 2021 dhe 2022, më shumë se pesë artikuj ushqimorë kryesorë shënuan rënie të çmimeve në vitin 2024, duke përfshirë qumështin dhe drithërat.

Në vitin 2024, çmimet e produkteve bujqësore në Bashkimin Evropian shënuan një rënie modeste dy për qind krahasuar me 2023.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të vajit të ullirit, çmimet e drithërave ranë 15 për qind, vezët 8 për qind, dhe perimet dhe produktet e kopshtarisë 2 për qind. Çmimi i mishit të derrit ra 7 për qind dhe i shpendëve 8 për qind.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, çmimet e qumështit ranë në 16 vende të BE-së. Finlanda shënoi rënien më të madhe me 12 për qind, pasuar nga Portugalia 10 për qind  dhe Spanja 8 për qind. Sipas të dhënave, çmimi i qumështit në Kroaci ka rënë 3.86 për qind.

Në të kundërt, rritja më e lartë e çmimeve u shënua në Irlandë 15 për qind, pasuar nga Lituania 11 për qind dhe Letonia 10 për qind.

Sa i përket prodhimit, çmimi i farërave dhe shërbimeve veterinare u rrit 3 për qind. Megjithatë, çmimet e plehrave dhe përmirësuesve të tokës ranë 18 për qind, ushqimi i kafshëve 11 për qind dhe produktet për mbrojtjen e bimëve dhe pesticidet 2 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025