Shumë e loti po derdhet nga “krokodilët”

Shumë e loti po derdhet nga “krokodilët”

Ata qe hoqen shtatoren e Enver Hoxhes nga sheshi i Tiranes, me emrin e te cilit eshte e pazgjidhshme gjithe trashegimia kulturore, historike, shpirterore, letrare, artistike… e nje gjysme shekulli, po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit (jo per Teatrin dhe trashegimine e tij…)!? Ata qe zhvarrosen naten si hajdut e kriminele trupin e Komandantit e Komesarit te Luftes per liri, drite e demokraci dhe te Udheheqesit shteteror,  politik e shpirteror te kombit po derdhin lot krokodili per nje godine pa asnje vlere te veçante, perveç faktit qe i ka sherbyer Teatrit!?

Ata qe vodhen, stervodhen, shiten e stershiten artefakte e vepra te pazevendesueshme te trashegimise sone kulturore, historike e shpirterore po derdhin lot krokodili per godinen e ngritur nga Duçja !? Ata qe plaçkiten, rrenuan e dogjen qindra ndermarrje ekonomike dhe pasurine kombetare, sot po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit, por jo per Teatrin dhe trashegimine e tij, qe u perpoqen e perpiqen ta varrosin!? Ata qe mohuan Luften Antifashiste  Nacionalçlirimtare dhe historine me te ndritur e me te realizuar pesedhjete vjeçare po derdhin lotet lum per nje godine koti !?


Ata qe heshten si mumjet kur u vune themelet e xhamise me te madhe ne Iliri, mu aty prane tempullit te demokracise, Kuvendit (projekti me antishqiptar i Edi Rames dhe i Tiranes zyrtare… ), po derdhin lot krokodili per godinen e Teatrit (jo per Teatrin)!? Ate qe nuk ia doli ta bente Perandoria Osmane per pese shekuj e beri Erdogani me Qeverine e Rames dhe me bekimin e gjithe klases politike ne Tirane dhe te ketyre “intelektualeve e artisteve kryengrites” !?Ata qe “duartrokiten” kthimin dhe varrosjen e eshtrave te kryekolaboracionistit, Mithat Frasier, me ceremoni shteterore po derdhin lot krokodili per nje godine hangar!?

Ata qe nuk ruajten qofte edhe nje shtepi te vjeter ne Kosoven shqiptare (rrenuan çdo gje ne emer te te rese!) e qe po ia hane edhe guret Kosoves, po derdhin lot krokodili e po vjellin vrere e helm kunder Tiranes zyrtare per t’i helmuar marredheniet ndershqiptare!! Ata qe me papergjegjshmerine dhe paaftesine e tyre e kane “transformuar” Kosoven, token dhe lumenjte e saj ne depo mbeturinash e ujrash te zeza po derdhin lote krokodili per nje godine koti ne Tirane!!

SikurTirana paska mbetur te bleje mend nga ca si ata qe s’dine nga lidhet gomari!! Ata qe e mbollen token shqiptare te Kosoves me minare turko-arabe dhe me altoparlante qe oshtijne cepe me cepe Kosoves shqiptare ne gjuhe te huaj per te perhapur nje ideologji obskurantiste mesjetare dhe ata qe po e bejne edhe xhamine e dyte te madhe (40 milioneshe) me para te Erdoganit ne Prishtinen e Shqiperise, po bejne sikur po derdhin lote per nje palo godine !! Krejt ne fund, ata qe nuk qene te zotet ta debojne pranine e Serbise nga Kosova shqiptare edhe pas njezet vitesh po gjejne kohe te vajtojne e te derdhin lote krokodili per nje godine koti ne Tirane !! Te ketillet, qe bejne çmos ta dobesojne kohezionin kombetar e politik shqiptar ia kane me hile Atdheut e kombit…

Lexo edhe

error: