Shuhet zjarri në pyjet e fshatit Topillë

Shuhet zjarri në pyjet e fshatit Topillë

Mbrëmë pjesëtarët e Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim nga Shtimja patën një luftë të vërtetë për shuarjen e zjarrit në fshatin Topillë.

Siç bënë të ditur komandanti i NJPZSH-së, Bajram Gashi, në orët e vona të mbrëmjes një pjesë e pyllit në fshatin Topillë ishte kapluar nga zjarri dhe nga era e fuqishme që mbretëronte vazhdonte përhapja e tij, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të Njësisë së Zjarrfikësve të Shtimes dhe disa banorëve lokalë kemi arritur të lokalizojmë zjarrin deri në shuarje të përgjithshme.


Po ashtu, në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i cili ka apeluar që të ketë kujdes maksimal në ruajtjen e ambientit nga zjarrvënia e qëllimshme ngase krahas dëmeve materiale që shkakton zjarri bënë edhe dëmtimin e botës bimore dhe shtazore.

“Ndezja e tyre sjellë vetëm efekte negative sepse shkatërron botën bimore e shtazore dhe çdoherë është rrezik potencial që shtrirja e tyre të rrezikojë edhe pasurinë e të tjerëve si objektet familjare dhe pyjet përreth”, thotë kryetari Ismajli.

Lexo edhe

Video

error: