Shtyrja e ndeshjes me Arsenalin, Tottenhami reagon ashpër ndaj Premier Ligës

Shtyrja e ndeshjes me Arsenalin, Tottenhami reagon ashpër ndaj Premier Ligës

Tottenhami nuk e ka pritur aspak mirë vendim e Premier Ligës për ta shtyrë ndeshjen kundër Arsenalit e cila ishte planifikuar të zhvillohej të dielën.

Vendimi erdhi pas kërkesës së dërguar nga Arsenali që kërkonte që ndeshja të mos zhvillohej për shkak të numrit të lojtarëve të lënduar edhe aty të infektuar me Covid-19 e cila u pranua nga Federata e Futbollit në Angli.

Pas kësaj, Tottenhami ka reaguar duke lëshuar një deklaratë zyrtare përmes së cilës shpreh pakënaqësinë në lidhje me këtë vendim duke theksuar rastin kur një kërkesë e tillë nga ana e tyre ishte refuzuar për shtyrjen e ndeshjes ndaj Leicester Cityt, madje ata gjithashtu kanë përmendur faktin që janë përjashtuar nga Liga e Konferencës pikërisht për shkak se nuk kishin mjaftueshëm lojtarë në dispozicion për shkak të Covid-19, transmeton KosovaPress.


“Me keqardhje ju njoftojmë se derbi i Londrës veriore të së dielës kundër Arsenalit është shtyrë. Kjo pason një aplikim nga Arsenali në Premier Ligë bazuar në rastet me COVID-19, dëmtimeve ekzistuese dhe të fundit të lojtarëve si dhe lojtarëve në detyrë ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës”, fillon deklarata e klubit londinez.

“Jemi jashtëzakonisht të befasuar që ky aplikacion është miratuar. Ne vetë u skualifikuam nga Liga e Konferencave Evropiane pasi një numër i konsiderueshëm i rasteve të COVID na detyronte se duhej të ricaktonim një ndeshje dhe aplikimi ynë për të shtyrë gjithashtu ndeshjen tonë me Leicesterin nuk u miratua”, thuhet më tutje në këtë reagim të Tottenhamit.

“Tani mund të shohim pasojat e padëshiruara të këtij rregulli. Është e rëndësishme që të ketë qartësi dhe konsistencë në zbatimin e rregullit. Na vjen sinqerisht keq për fansat tanë, disa prej të cilëve do të kenë udhëtuar në distanca të mëdha. Biletat do të mbeten të vlefshme për ndeshjen e riorganizuar. Të gjithë mbështetësit e prekur do të kontaktohen me email me detaje të mëtejshme”, thuhet në fund të deklaratës.

Lexo edhe

Video