Shtyhet vendimi për ndeshjen Drita – Lienfield

Shtyhet vendimi për ndeshjen Drita – Lienfield

UEFA ka vendosur që vendimin për ndeshjen e anuluar ndërmjet Dritës dhe Lienfield ta kalojë në organin e Apelit të UEFA-s.

Një gjë të tillë e ka vendosur vet skuadra kampione e Kosovës, Drita në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë i Dritës:

“Shtyhet vendimi, kalon ne nje instancë tjeter!


Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni disiplinor per rastin e ndeshjes se anuluar te klubit tone me ekipin e Linfield.

Komisioni i disiplinës ne baze te argumenteve dhe rrethanave te krijuara për këtë takim, nuk ka mundur te vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar ne instancën e Apelit te UEFA-se.

Ne vendim thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Data e vendimit nga Apeli nuk është bere e ditur”.

Lexo edhe

Video

error: