Shtyhet seanca për rastin e sulmit terrorist në Banjskë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1234565
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e sulmit terrorist ne Banjskë është shtyrë për datën 9 tetor 2024 nga ora 09:30 pas kërkesës nga mbrojtja qe kjo seancë të shtyhet për shkak se nuk kanë pas kohë për përgatitje për shkak të afatit të shkurtër kohor pas pranimit të aktakuzës.

Sipas tyre edhe të akuzuarit aktakuzën nuk e kanë pranuar në gjuhen serbe.

Kjo kërkesë e mbrojtjes u kundërshtua nga Prokurori i Specializuar, Naim Abazi i cili e konsideroi si të paarsyeshme këtë kërkesë.

E më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti tha se për përgatitje efikase nga ana e mbrojtjes shtyhet  kjo seancë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024