Shtyhet ndeshja Sigal Prishtina-Rahoveci, klubi kryeqytetas fajëson gjyqtarin kryesor

Shtyhet ndeshja Sigal Prishtina-Rahoveci, klubi kryeqytetas fajëson gjyqtarin kryesor

Ndeshja e xhiros së 13=të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, e planifikuar të zhvillohet sonte nga ora 19:00 nuk është zhvilluar për arsye që fillimisht u raportua se kishte mungesë të prezencës policore në palestër.

Menjëherë pas kësaj ndërprerjeje, Sigal Prishtina ka dalë me një reagim zyrtare ku ka lënë plotësisht fajtor gjyqtarin kryesor Artan Gashi i cili, gjithnjë sipas Sigal Prishtinës nuk e filloi ndeshje edhe pse në palestër kishte forca të mjaftueshme policore.

Ky është reagimi i plotë, pa ndërhyrje i Sigal Prishtinës:

Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e Kosovës

Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahovec, u vendos të ndërprite ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë.


Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla.

KB SIGAL Prishtina i kërkon falje të gjithë tifozëve që ishin prezentë në sallë ku për shkak të vendimit tendencioz dhe inatçorr të referit Artan Gashi nuk u zhvillua ndeshja, përkundër faktit që të gjitha kërkesat u plotësuan.

Me këtë ndërprerje krejtësisht të panevojshme u prish imazhi i një ngjarjeje sportive për të cilën shikuesit ishin mbledhë në sallën. As përmbushja e kërkesave e as lutjet tona drejtuar referit në fjalë nuk e bënë ta ndryshojë mendjen për hir të basketbollit dhe dashamirëve të këtij sporti.

Bordi jonë dhe Këshilli Organizues është duke e konsideruar seriozisht moszhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe mosorganizimin e Superkupës së Kosovës, në rast të delegimit të këtij imazhprishësi inatçorr në ndeshjet e KB Sigal Prishtina.

Të tillët nuk i duhen as palestrave e as basketbollit, duke marrë vendime të ngutshme e të gabueshme për shkak të tekeve e inateve personale.

Lexo edhe

Video