Shtyhet ndeshja Llapi-Ballkani

Shtyhet ndeshja Llapi-Ballkani

Ndeshja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohet nesër, e mërkure më 14 shtator nga ora 15:00 në Stadiumin “Zahir Pajazititi”, është shtyrë për një datë tjetër.


Kjo ka ndodhur për shkak se skuadra e Ballkanit më 15 shtator do të luaj ndeshjen ndaj Slavia Prague në Pragë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, përcjellë KosovaPress.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës së Llapit.

Lexo edhe

Video