Shtyhet ndeshja Ballkani-Malisheva, zbulohet arsyeja

Shtyhet ndeshja Ballkani-Malisheva, zbulohet arsyeja

Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës Ballkani nuk do ta fillojë edicionin e ri në këtë fundjavë pasi ndeshje me Malishevën është shtyrë.

Njoftimi është dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës ku bëhet e ditur se kjo shtyerje vjen për shkak të kërkesës së Ballkani duke marrë parasysh angazhimin e kësaj skuadre në garat evropiane, transmeton KosovaPress.


“Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00  ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet  për një datë tjetër. Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ballkani të enjten do të luajë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës Klaskvik në udhëtim.

Lexo edhe

Video