Shtrenjtohet benzina

Shtrenjtohet benzina

Çmimi i benzinës do të jetë më i lartë për një cent gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.

Ministria njofton se deri të premten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër.


Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Lexo edhe

Video