Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shtohen kapacitetet e numërimit në QNR, rinumërimi pritet të përfundojë të premten

Shtohen kapacitetet e numërimit në QNR, rinumërimi pritet të përfundojë të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në fillim të javës së ardhshme të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa rinumërimi i 494 vendvotimeve pritet të përfundoj deri të premten.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se deri tani janë rinumëruar rreth 33 për qind e vendvotimeve.

“Me qëllim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Deri më tani janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Pra besojmë që në fillim ta javës së ardhshme siç kemi paralajmëruar edhe dje do mund t’i shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”, tha ai.


Sipas tij, arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve janë bartje e gabuar e votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, si dhe kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime.

Po ashtu, në këtë konferencë për medie në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve Elezi potencoi se shërbimi votues i KQZ-së është duke vazhduar me procesin e vlerësimit të 43 mijë e 500 pakove të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thotë se janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime janë aprovuar, ndërsa, 14 mijë e 200 zarfe janë refuzuar.

“Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara. Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, 4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore, 991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, 1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor), 571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: