Shtihej sikur Elon Musk, e moshuara bie pre e mashtrimit qindra-mijëra dollarë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Shtihej sikur Elon Musk, e moshuara bie pre e mashtrimit qindra-mijëra dollarë
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një burrë nga Florida mashtroi një grua pasi i mori 250 mijë dollarë duke u paraqitur si Elon Musk.

Mashtrimi përfshinte një llogari të rreme në Facebook që premtonte kthime të larta nga investimet.

Policia arrestoi Jeffrey Moynihan në fillim të kësaj jave, pasi të dhënat financiare treguan se gruaja nga Teksasi dërgoi të paktën 250 mijë dollarë në biznesin e 56-vjeçarit në Florida.

Burri i viktimës i tha policisë se ajo i dërgoi "afërsisht 600 mijë dollarë" në total Moynihan, i cili u kap në shtëpinë e tij më 19 nëntor.

74-vjeçarja u miqësua me “Elon Musk” në Facebook në vitin 2023. Ajo dërgoi mesazhe në llogarinë e rreme për "disa muaj” duke menduar se po investonte në bizneset e miliarderit të njohur.

Llogaria e rreme e Musk i premtoi gruas një kthim investimi prej 55 milionë dollarësh, por paratë shkuan në llogaritë bankare në pronësi të Moynihan dhe biznesit të tij.

Musk është shndërruar në emër të preferuar për mashtrime në mbarë botën viteve të fundit. Në maj, autoritetet në Hong Kong paralajmëruan se mashtruesit e kriptove po përdornin video të rreme të inteligjencës artificiale të Musk për të promovuar faqe interneti të rreme tregtare.

Një australian humbi 50 mijë dollarë pasi regjistroi të dhënat përmes një formulari kripto në internet që gjeti përmes një interviste të rreme me Musk në media sociale, në qershor. Në rastin tjetër të mashtrimit, një grua në Korenë Jugore i dha 50 mijë dollarë një mashtruesi, në të cilin u dashurua duke menduar se ishte Elon Musk në Instagram.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024