Shteti evropian që kishte dënim me vdekje për puthjen në publik
Tjera
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Më 9 mars 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje. Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910, Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit.

Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024