Shtëpinë e ka si spital, Salah tregon si e kritikon gruaja e tij

Shtëpinë e ka si spital, Salah tregon si e kritikon gruaja e tij

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, së fundmi pas disa fotografive në rrjetet sociale të tij nuk ka ngurruar ta tregojë formën tejet të mirë trupore.

Ndërkaq, në një intervistë për “France Football”, ai tregoi se sa i përkushtohet mbajtjes së trupit të tij, duke stërvitur gjithmonë në fitnes në shtëpinë e tij, përcjell KosovaPress.


Po ashtu, “Mbreti Egjiptian” tha se shtëpi e tij duket si spital, dhe se gruaja e tij e kritikon duke i thënë se më shumë merret me pajisjet e tij se sa me të.

“Dy dhoma në shtëpinë tonë janë të dedikuara për pajisje të ndryshme të fitnesit, body-bouldingut. Më pëlqen të them se shtëpia ime duket si spital, por gruas sime nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo thotë se unë shpenzojë më shumë kohë me pajisjet e mija se sa me të”, tha Salah.

Mohamed Salah e mbylli sezonin që lamë pas si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës, çmim ky të cilin e ndau me Heung-Min Son të Tottenhamit, ndërkaq me Liverpoolin, ylli egjiptian fitoi dy trofe, atë të FA Cup dhe atë të Carabao Cup.

Lexo edhe

Video