Garda Civile e Spanjës është duke e hetuar një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e mbrojtësit të Sevillas, Sergio Ramos.
Incidenti në fjalë ka ndodhur në shtëpinë e Ramos në Bollullos de La Mitacion, 20 kilometra larg qendrës së Sevillas më 20 shtator, raporton KosovaPress.
Në atë kohë 37 vjeçari ishte në stadiumin “Sanchez Pizjuan” duke luajtur në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së grupeve të Sevillas ndaj Lens.
Gruaja e Ramos, Pilar Rubio, ishte gjithashtu larg shtëpisë asokohe, por një burim i tha “ESPN” se katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre ishin në shtëpi. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit.