Shtëpia e Bardhë: Lidershipi i ri ushtarak rus, vazhdim i asaj që kemi parë tashmë në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Lidershipi i ri ushtarak rus, vazhdim i asaj që kemi parë tashmë në Ukrainë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi sot se emërimi i udhëheqësit të ri ushtarak nga Rusia tregon se do të ketë një vazhdimësi të asaj që kemi parë tashmë në terren në Ukrainë.

Në një intervistë për Fox News, Paski tha se “kjo është ajo që ne presim.”

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi së fundi një gjeneral të ri për të drejtuar luftën në Ukrainë, ndërsa ushtria e tij ndryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin, sipas një zyrtari amerikan dhe një zyrtari evropian.


Zyrtarët i thanë CNN se gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov, komandanti i Distriktit Ushtarak Jugor të Rusisë, është emëruar komandant i fushatës ushtarake ruse në Ukrainë, pas një sërë pengesash në fushën e betejës dhe mungesës së dukshme të koordinimit midis grupeve të forcave ruse në Ukrainë.

Psaki e quajti Dvornikov përgjegjës për mizoritë në Siri dhe tha se për Ukrainën, SHBA vazhdon me zyrtarët të punojnë për t’u siguruar që ata të kenë armatimin dhe ndihmën që u nevojiten për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës.

Ajo tha gjithashtu se administrata ka gjetur se pranimi i Kremlinit për humbje të mëdha ruse është “interesante” për një vend që është i ngadalshëm për të pranuar humbjen.

“Ishte domethënëse,” tha ajo, duke e quajtur atë një reflektim të “guximit të liderëve ukrainas”.

Lexo edhe

Video