Shtëpia e Bardhë jep detaje nga takimi Biden-Putin: SHBA mbështet Ukrainën

Shtëpia e Bardhë jep detaje nga takimi Biden-Putin: SHBA mbështet Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kreu i Federatës Ruse Vladimir Putin zhvilluan sot një takim përmes vide-olidhjes, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në Evropën Lindore.

Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Putin kishin në agjendë kryesisht temat që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Lindore, përkatësisht zonat në kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku janë regjistruar tensione në javët e fundit.


“Presidenti Biden shprehu shqetësim të thellë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë për praninë e forcave ruse që rrethojnë Ukrainën dhe e bëri të qartë se SHBA dhe aleatët e tyre do t’i përgjigjen ekonomikisht dhe ndryshe përshkallëzimit ushtarak”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Po ashtu thuhet se Biden përsëriti mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin dhe kthimin e aktivitetit diplomatik.

“Të dy presidentët udhëzuan ekipet e tyre për të monitoruar situatën dhe SHBA do ta bëjë këtë në koordinim me aleatët dhe partnerët. Presidentët diskutuan gjithashtu dialogun SHBA-Rusi mbi stabilitetin strategjik dhe çështje të sigurisë kibernetike. Ata gjithashtu diskutuan veprimin e përbashkët për çështjet rajonale siç është Irani”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe

Video