Shtëpi bari në një fshat të Durrësit, në kërkim tre kultivuesit

Shtëpi bari në një fshat të Durrësit, në kërkim tre kultivuesit

Policia e Durrësit ka zbuluar në shtëpi bari në Hardhishtë të Shijakut. Në kërkim janë shpallur tre kultivuesit, mes tyre një elektriçist.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.


“U arrestuan Valter Greca, 32 vjeç dhe Andi Dashi (Greca), 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Idajet Greca, 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike”.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Andi Dashi Greca, në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Lexo edhe

Video