Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një "super mjegull" e dendur shkaktoi përplasje të njëpasnjëshme të 158 automjeteve pranë New Orleans.
Mjegulla e dendur dhe tymi nga zjarret e shumta kënetore u përzien duke mjegulluar pamjen për shoferët që vozitnin të hënën.
Policia tha se autostrada do të qëndrojë e mbyllur të paktën deri në mesditën e së martës.
Një makinë doli nga rruga dhe u zhyt në ujë, por shoferi u shpëtua në mënyrë të sigurtë, tha policia për WWL-TV.
"Për të paktën 30 minuta gjithçka që mund të dëgjonit ishte përplasja”, tha ajo.
Shërbimi Kombëtar i Motit në New Orleans e përshkroi fenomenin e motit si një "super mjegull", duke paralajmëruar se kushte të ngjashme të rrezikshme të motit mund të shfaqen më vonë këtë javë, dhe shtoi se ‘super mjegulla’ mund të formohet kur një përzierje tymi dhe lagështie nga bimësia e lagësht dhe e djegur përzihet me ajër më të ftohtë./BBC/