Shtabi Emergjent në Podujevë fton për durim banorët e tri fshatrave në karantinë

Shtabi Emergjent në Podujevë fton për durim banorët e tri fshatrave në karantinë

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, ka pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19. Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes.

Shtabi Emergjent thotë se pavarësisht se masa e karantinës vështirëson qarkullimin, ftojmë banorët e këtyre tri fshatrave të kenë durim dhe mirëkuptim, sepse kjo masë është në mbrojtjen e shëndetit të tyre.


“Komuna do të vazhdojë të ndërmarr të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

 

Lexo edhe

error: