ShSKUK po trajton 55 pacientë nga COVID-19

ShSKUK po trajton 55  pacientë  nga COVID-19

55 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe klinikat me COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga këta 20 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe pesë janë kujdes intensiv mjekësor.

Sipas këtij raporti të ShSKUK-së në Klinikën Infektive janë 9 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pomologjisë janë 21 pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK po trajton 55  pacientë  nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në trajtim ka 55 pacientë nga COVID-19, prej tyre 20 me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme


Klinika Infektive, 9  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Lexo edhe

Video

error: