ShSKUK dënon sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë

ShSKUK dënon sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), japi më shumë detaje rreth sulmit ndaj punonjësve shëndetësorë duke thënë se bëhet fjalë për një mjek dhe një infermiere në Klinikën Infektive.

“Të premten në vendin e tyre të punës janë sulmuar, mjeku V.K dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

SHSKUK dënoi aktin qyqar të sulmit ndaj mjekut dhe infermieres në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore.


Sipas këtij institucioni, aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Sulmet e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, vijon komunikata.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.