ShSKUK: 7 pacientë po trajtohen për COVID-19

ShSKUK: 7 pacientë po trajtohen për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në trajtim spitalor janë nga koronavirus janë 7 pacientë.

Në bazë të raportit të ShSKUK-së në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 janë pozitivë me covid19 dhe 29 të tjerë janë postCOVID.

Tutje bëhet e ditur se 8 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa në mjekim intensiv në Klinikën Infektive janë dy pacientë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

7 pacientë po trajtohen për Covid 19 në spitalet e përgjithshme

Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në trajtim spitalor nga Covid-19,  janë 7 pacientë.

Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.


Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spital i Pejës, 3  pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lexo edhe

Video

error: