Shqiptohen 483 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Shqiptohen 483 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm për një ditë policia shqiptoi 483 gjoba për qytetarët të cilët nuk i përfillën masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.


Javët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Për çka Qeveria e Kosovës mori vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat masa kanë hyrë në fuqi më 22 janar.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për katër të vdekur dhe 3 mijë e 617.

Ndërsa aktualisht në vend janë 31 mijë e 21 raste aktive me COVID-19.

Lexo edhe

Video