Shqiptarët e duan bashkimin kombëtar, por nuk besojnë se është i mundur

Shqiptarët e duan bashkimin kombëtar, por nuk besojnë se është i mundur

75 për qind e banorëve të Shqipërisë dhe 64 për qind e banorëve të Kosovës janë pro bashkimit kombëtar.

Banorët e të dyjave vendeve shumë pak besojnë se ky bashkim është i mundur, ku si pengesë e shohin faktorin ndërkombëtar dhe vendet fqinje.

Këto janë gjetjet e raportit të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri te Hapur dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, “Shqipëri-Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”, që u prezantua sot në Prishtinë.

Sa i përket qëndrimit zyrtar të Shqipërisë karshi Kosovës, qytetarët e të dyja vendeve pajtohen se Shqipëria luan rolin e “vëllait të madh”. Ndërkaq, skenarët për mundësinë e korrigjimit të kufijve janë kundërshtuar nga shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithashtu edhe nga serbët e Kosovës.

Në raport jepet përgjigje edhe për qëndrimin e qytetarëve rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë kundër ndryshimit të kufijve.


Sipas hulumtimit, 88.7 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31.6 për qind e qytetarëve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

85 për qind e qytetarëve të Kosovës e dinë datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kurse vetëm 30 për qind e qytetarëve të Shqipërisë e dinë datën e saktë të pavarësisë së Kosovës.

Në raportin “Shqipëri-Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”, janë anketuar 2.504 qytetarë – 1200 në Shqipëri dhe 1304 në Kosovë, prej tyre 300 serbë.

 

Lexo edhe

Video

error: