Shqiptarë e serbë të Mitrovicës presin ndryshime pozitive nga zgjedhjet e sotme

Shqiptarë e serbë të Mitrovicës presin ndryshime pozitive nga zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Mitrovicës Jugore dhe Veriore janë shprehur optimistë sa i përket ndryshimeve që do të sjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë duke u mbajtur sot në Kosovë.

Luljeta Zhubi, qytetare, u shpreh se çdo risi sjellë shpresë për diçka më të mirë.

Sipas saj,  qytetarët presin ndryshime në çdo fushë dhe për të gjitha grupmoshat.

“Çdo risi vjen me një shpresë për diçka edhe më të mirë. Presim edhe më mirë se sot, presim ndryshime që na sjellin mirëqenie sociale, ekonomike, shëndetësore, si dhe mirëqenie në çdo lëmi tjetër për të gjitha grupmoshat”, ka thënë Zhubi.

Edhe Florina Beqiri, e cila ka votuar sot për herë të parë, tha se nga këto zgjedhje pret të mira në të gjitha fushat, si ekonomi, arsim etj.

“Nga këto zgjedhje pres çdo të mirë si nga zhvillimi ekonomik, arsimor dhe në të gjitha fushat”, tha Beqiri.


Emil Regjepagiq, nga Mitrovica e Veriut thotë se nga këto zgjedhje pret më shuëm laqe dhe liri.

“Të ketë paqe dhe liri e kështu”, shprehet ai.

Edhe Dimitrije Rakiq nga zgjedhjet e sotme pret në të nesërme më të mirë.

“Një të nesërme më të mirë dhe të mbetemi këtu. Po ia që të mbetemi këtu dhe të kemi një të nesërme më të mirë. Ndoshta arsim, shëndetësi etj”, shprehet ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 për qind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues.

Ndërkohë, më së shumti votues deri në këtë kohë kanë dal në veri të Mitrovicës, ku votuan rreth 26.29%, ndërsa në Mitrovicën e Jugut 7,98, apo 5 mijë e 919 qytetarë.

Lexo edhe

Video

error: