Shqipëria zhvillon ndeshje si mysafire e Belgjikës në konkurrencën e femrave

Shqipëria zhvillon ndeshje si mysafire e Belgjikës në konkurrencën e femrave

Kualifikimet për në Kampionati Botëror “Australi-Zelandë e Re” 2023 tanimë kanë filluar, ku do të kemi disa ndeshje interesante dhe njëra nga to do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Me fillim nga ora 20:30, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Belgjikës, e vlefshme kjo për Grupin F të këtij kampionati, përcjell KosovaPress.

Të dy këto kombëtare rikthehen nga barazimet në xhiron e fundit, ku Shqipëria rikthehet nga barazimi 1:1 me Kosovën, njëjtë sikurse ajo e Belgjikës që barazoi me Poloninë.


Sa i përket renditjes tabelare, Shqipëria zë vendin e katërt në Grupin F me vetëm një pikë, aq sa ka edhe Belgjika një pozitë më lartë.

Grupi F

20:30 Belgjika (femrat) – Shqipëria (femrat) (Stadiumi King Baudouin)

Lexo edhe

Video