Shqipëria u godit nga një sulm kibernetik pak muaj më parë dhe sulmi ishte aq shkatërrues, saqë qeveria konsideroi mundësinë për të kërkuar një deklaratë të NATO-s, që mund të kishte çuar të gjitha vendet anëtare drejt një konfrontimi me Iranin.
Do të ishte hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s përdori një sulm kibernetik për të kërkuar zbatimin e Nenit 5, i cili e trajton një sulm kundër një anëtari si një sulm kundër të gjithëve, që kërkon mbrojtje kolektive.
Rama nuk tha se sa seriozisht u mor në konsideratë opsioni për të kërkuar zbatimin e Nenit 5 apo për sa kohë.
”Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”, theksoi ai.
Dispozita është vënë në veprim vetëm një herë, vetëm disa ditë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe pasojat nuk janë përcaktuar plotësisht për një sulm kibernetik. Vendet anëtare të NATO-s duhet t’i vijnë në ndihmë vendit që kërkon zbatimin e Nenit 5, por secili vend anëtar mund të përcaktojë masën e përgjigjes së tyre.
Për Ramën, sulmi i korrikut, i cili e detyroi vendin të mbyllte faqet e internetit të qeverisë, që përdoreshin për gjithçka, nga pagesa e shërbimeve komunale deri te marrja e patentë shoferit, shkoi deri në limit.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje – që besohet se është hera e parë që një vend e ndërmerr këtë hap për shkak të një sulmi kibernetik.
Por, Rama vendosi të mos e çonte këtë incidentin te NATO.
Si hakmarrje e mundshme për ndërprerjen e marrëdhënieve, hakerat iranianë sulmuan sërish Shqipërinë në fillim të shtatorit duke çaktivizuar disa sisteme të përdorura në përpunimin kufitar dhe doganor.
Rama paralajmëroi se vendi i tij pret më shumë sulme nga Irani dhe po punon për të forcuar mbrojtjen kibernetike.
”Jam pyetur shpesh në çfarë rrethanash NATO do të nxiste Nenin 5 në rastin e një sulmi kibernetik?’ Përgjigja ime është: do të shohim”, tha Stoltenberg në atë kohë.
Jim Lewis, drejtor i Programit të Teknologjive Strategjike në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se NATO ka të ngjarë të punojë ende përmes “menysë së opsioneve” që do të përdorte për t’iu përgjigjur një sulmi kibernetik. “Do të jetë e mjegullt për një kohë derisa të zgjidhim se çfarë mund të bëjmë pa dhunë që mund të ketë efekt”.
“Nëse sulmi do të kishte qenë më i dëmshëm, ata mund të kishin marrë një mbështetje”, tha Lewis. “Askush nuk u lëndua, kështu që është e vështirë të thuhet se duhej Neni 5”.
Pushtimi rus i Ukrainës i ka intensifikuar këto diskutime, duke pasur parasysh paralajmërimet e fundit se Rusia po përgatitet të intensifikojë sulmet kibernetike kundër Ukrainës me afrimin e muajve të dimrit dhe se një sulm kibernetik kundër Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje që i përkasin NATO-s.
”Ne kemi bërë pjesën tonë”, tha Rama për ndihmën e dhënë nga Shqipëria, ”por ajo që ka ndodhur me Iranin imponon një shpejtësi tjetër”.
NATO dhe vendet anëtare të saj morën veprime për të mbështetur Shqipërinë pas goditjes së korrikut. NATO lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmin dhe duke u zotuar të ofrojë mbështetje për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi agjencinë e inteligjencës së Iranit dhe udhëheqësin e saj, dhe Departamenti i Drejtësisë paditi hakerët e dyshuar iranianë për sulme të përhapura kundër infrastrukturës kritike globale.
Rama vuri në dukje ndihmën e SHBA-së pas sulmit, e cila përfshinte dhënien e ekspertizës personalisht për të hetuar incidentin, si një “mbështetje të madhe” dhe vuri në dukje se Shqipëria është aktualisht në pritje të ndihmës financiare të SHBA-së për përpjekjet e mbrojtjes kibernetike.
”Çdo dollar që do të vijë do të vlerësohet shumë. Unë mendoj se ata duhet dhe do të tregojnë se na mbështesin në këtë situatë”, përfundoi ai.