Shqipëria synon fitore kundër San Marinos, ja formacionet e mundshme

Shqipëria synon fitore kundër San Marinos, ja formacionet e mundshme

Pasi që siguroi fitore tejet të rëndësishme kundër Hungarisë në xhiron e kaluar, Kombëtarja e Shqipërisë do të synojë ta vazhdojë këtë formë edhe sot, vetëm për t’i bërë presion dy vendeve të para në Grupin I të fazës kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.

“Kuq e Zinjtë” përballen sot kundër San Marinos në “Air Albania”, ku këta të fundit gjenden në fundin e tabelës të Grupit I, dhe ende nuk kanë regjistruar një pikë të vetme gjatë kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Pas pesë xhirove, Shqipëria zë vendin e tretë me nëntë pikë, një më pak se Polonia në vend të dytë, dhe dy pikë më shumë se Hungaria në vendin e katërt.

Të dy këto kombëtare janë përballur gjithsej tri herë mes vete, ku në të tri takimet Shqipëria ka siguruar fitore.


Formacionet e mundshme:

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami; Cikalleshi, Broja

San Marino (5-3-2): Benedettini; D’Addario, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Vitaioli

Grupi I

20:45 Shqipëria – San Marino (Stadiumi Air Albania)

Lexo edhe

Video