Shqipëria shënon rritje të rasteve të reja me koronavirus

Shqipëria shënon rritje të rasteve të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 220 raste të reja nga 5.536 testime, që shënon rritje në krahasim me dje, kur u regjistruan 69.

67 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 17 në Vlorë, 16 në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.


Aktualisht janë 1.271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 31 qytetarë. 

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 134.201 raste, prej tyre 130.470 janë shëruar, 1.271 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 2.460 pacientë.

Lexo edhe

Video