Shqipëria projekt për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore

Shqipëria projekt për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, zhvilloi sot një takim me grupin e ekspertëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i aftësive të administratës publike shqiptare për lëvizjen e lirë dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore”, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar për Regjistrimin e Trashëgimisë Kulturore.

Të pranishëm në këtë takim ishin Alexic Castro dhe Valisio Marra nga grupi i ekspertëve, si dhe Drejtoresha e Institutit Kombëtar për Regjistrimin e Trashëgimisë Kulturore, Silva Breshani.


Projekti konsiston në përafrimin e legjislacionit kombëtar të Shqipërisë me atë të Unionit në fushën e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga stafi i institucionit përkatës, përkatësisht Ministria e Kulturës, si edhe ai i Doganave, Policisë, INTERPOL-it dhe institucionet gjyqësore të gjithë vendit./atsh

 

Lexo edhe

Video

error: