Shqipëria pranon edhe rreth 32 mijë doza tjera Pfizer

Shqipëria pranon edhe rreth 32 mijë doza tjera Pfizer

Më shumë së 31.590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në Rinas.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook.


Kështu numri i vaksinave antiCOVID që kanë mbërritur në Shqipëri ka shkuar në 1 milion e 982 mijë e 130.

“31.590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1.982.130 numrin e vaksinave antiCOVID të mbërritura në vendin tonë. Vaksinohuni, mbro shëndetin, vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

Lexo edhe

Video