Shqipëria pika të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut, marrëveshja mbërrin në Kuvend

Shqipëria pika të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut, marrëveshja mbërrin në Kuvend

Shqipëria dhe Maqedonia bien dakord për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Projektligji për marrëveshjen mes dy vendeve ka mbërritur për ratifikim në Kuvend.


Projektligji që propozohet për ratifikim është iniciuar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të dy qeverive, me qëllim për të thjeshtëzuar dhe lehtësuar procedurat e masat e lidhura me kontrollet kufitare të menaxhimit të qarkullimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve.

Projektligji është iniciuar duke marrë parasysh fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve tona, vullnetin për të forcuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin, si dhe synimin për arritjen e objektivave për përmirësimin e infrastrukturës së transportit rajonal e evropian.

Përparësitë që priten nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje janë lehtësimi i qarkullimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, si në pjesën e regjistrimit dhe në pjesën e kontrollit, kryerja e kontrollit dhe verifikimit të përbashkët dhe për pasojë minimizimi i kohës së përpunimit të shtetasve dhe mjeteve gjatë kalimit të kufirit, rritja e bashkëpunimit për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë, rritja e bashkëpunimit midis palëve në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit dhe përmirësimi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit, rritja dhe intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit policor.

Lexo edhe

Video