Shqipëria pa asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shqipëria pa asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Tri raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 2444 testime të kryera në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID-19, prej tyre vetëm një po merr trajtim spitalor të specializuar.


Dy raste të reja janë regjistruar në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. 

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.512 raste pozitive, prej tyre 129.990 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: