Shqipëria nis përgatitjet për Samitin e OKB-së “Transforming Education”

Shqipëria nis përgatitjet për Samitin e OKB-së “Transforming Education”

Shqipëria përgatitet të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të “Transforming Education”, i cili është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe që do të organizohet në Nju-Jork nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti.

Ky samit mbahet për të treguar edhe një herë angazhimin në mbështetje të arsimit, si një e mirë e patjetërsueshme publike globale.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u takua me ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, me të cilën biseduan rreth përgatitjeve për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë samit.

Ministrja Kushi e konsideron këtë samit “një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë për të vënë arsimin në krye të agjendës sonë kombëtare”.

Me angazhimin e të gjithë aktorëve të arsimit në botë samiti do të ndihmojë në mobilizimin e veprimeve, ambicieve, solidaritetit dhe zgjidhjeve të nevojshme për arritjen e Objektivit të Katërt për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG 4) që është Arsimi, si dhe për transformimin e arsimit deri në vitin 2030./ATSH

Lexo edhe

Video