Shqipëria mysafire e Italisë në grupmoshat U17

Shqipëria mysafire e Italisë në grupmoshat U17

Kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 në kuadër të grupmoshave U17 do të vazhdojnë sot, ku Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mysafire e Italisë.

Shqipëria dhe Italia gjenden në Grupin 12 të këtyre kualifikimeve së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Irlandës Veriore dhe ajo e Skocisë, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit, “Kuq e Zinjtë” e rinj u ndanë me barazim pa gola me Kombëtaren e Gjeorgjisë, kurse Italia pësoi humbje nga Gjermania me rezultat të ngushtë 2:1.


Italia dhe Shqipëria në kuadër të grupmoshave U17 janë përballur tre herë mes vete, ku të tre fitoret i ka regjistruar kombëtarja italiane.

Kjo ndeshje do të jetë në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 në Grupin 12.

Grupi 12

20:00 Italia U17 – Shqipëria U17 

Lexo edhe

Video

error: