Shqipëria aranzhon miqësore me kombëtaren më të dobët në botë

Shqipëria aranzhon miqësore me kombëtaren më të dobët në botë

Është konfirmuar tjetër miqësore e Kombëtares së Shqipërisë gjatë muajit mars.

Trajneri i kuqezinjve Edi Reja do të ketë një mundësi më shumë për të vlerësuar lojtarët para nisjes së eliminatoreve të radhës.

Më 27 mars Shqipëria do të udhëtojë për të luajtur në transfertë përballë San Marinos.


Siç njofton Federata e këtij vendi, Shqipëria do të udhëtojë drejt principatës për të zhvilluar ndeshjen miqësoren, që ishte një nga ditët e lira të vendosura nga FIFIA.

Sipas të gjitha gjasave, Edi Reja do të ftojë në Kombëtaren A edhe Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea.

18-vjeçari, që aktivizohet me të rinjtë e klubit londinez po shënon dhe asiston vazhdimisht dhe pritet të thirret për të treguar vlerat e tij. Gjithashtu edhe Kamberi, i cili së fundmi i është bashkuar Rangersit mund të jetë një opsion më shumë.

Lexo edhe

Video

error: